LajmeLIVE

Kajtazi: Kur Haradinaj ishte në front e në komunikim me CIA-në, Dimal Basha po ‘kryente shkollat’ se si UÇK-ja ishte organizatë kriminale

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, sot në Speciale deklaroi se zyrtarë të zbulimit amerikan ishin në kontakt me UÇK-në, veçanërisht me ish-komandantin e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinajn.

“Unë besoj se atyre u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte, dhe sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik. Kjo ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe”, tha Rubin.

Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se kishte mësuar se CIA dhe Haradinaj ishin në kontakt prej vitesh.

“Unë nuk e mësova për CIA-n me Haradinajn. Këtë e kam mësuar vetëm në ’99-tën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe në ’98-ën. E di që Gelbard ishte takuar me UÇK-në dhe mësova në ’99-tën kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA dhe gjithë punonjësit e CIA, atëherë mësova për marrëdhëniet e tyre me Haradinajn dhe e di që kishte vite që kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin”.

Pas kësaj deklarate reagoi analisti Vehbi Kajtazi i cili e riktheu deklaratën e Dimal Bashës ku i thoshte Haradinajt ” unë një herë e kam përfundu faklultetin e tani kam hy në politik e ti një herë ke hyrë në politik e pastaj e ke përfundu shkollimin”.

Kajtazi tha se në kohën kur Haradinaj ishte në vijën e parë të frontit e në komunikim me CIA-në Dimali ishte duke përfundu shkolla se si UÇK-ja ishte organizatë kriminale.

I plotë pa ndërhyrje:

Z Haradinaj…, krahasim me ty njehere e kom kry fakultetin tani kom hy ne politike… Ti nihere ke hy ne politike tani e ke marre vesh qe duhet me I kry shkollat”, thoshte dikur Dimal Basha, kryetar Kuvendi.

Por, ne kohen kur Haradinaj ishte ne front dhe ne komunikim edhe me CIA-n, Dimali ishte duke “kry shkolla”. Ani çfare shkollash? “Shkolla” se si UÇK-ja ishte nje organizate kriminale e financuar nga trafiku i droges.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button