LajmeZgjedhjet 2025

Shukri Buja premton revolucion në arsim: Fëmijët e Lipjanit do të mësojnë not si pjesë e shkollës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, po vazhdon të prezantojë projektet kryesore të tij për komunën, ku në mesin e tyre është edhe edukimi dhe shëndeti i fëmijëve.

Buja ka theksuar se në edukimin e fëmijëve duhet të plotësohet edhe aktivitetet fizike. Kështu duke premtuar ndërtimin e pishinave moderne shkollore jo vetëm në qytetin e Lipjanit, por edhe në Shalë, Magurë, Janjevë, Dobrajë të Madhe, Gadime dhe Sllovi.

Sipas tij, këto pishina do të jenë të standardizuara dhe të qasshme për të gjithë nxënësit, duke u siguruar transport i organizuar nga komuna.

“Kjo nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi Buja, duke shtuar se vizioni i tij është të ndërtojë një Lipjan më të shëndetshëm, më aktiv dhe më të drejtë për të gjithë.

VIDEO

Postimi i plotë:

Edukimi i fëmijëve tanë nuk mbaron vetëm në bankat e shkollës.
Prandaj, në vizionin tonë kemi paraparë që çdo fëmijë në Lipjan të mësojë edhe notin.

Do të ndërtojmë pishina shkollore moderne, jo vetëm në qytet, por edhe në Shalë, Magurë, Janjevë, Dobrajë të Madhe, Gadime dhe Sllovi.

Ato do të jenë të standardizuara dhe të qasshme për të gjithë nxënësit, përmes transportit të organizuar nga komuna.

Ky nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Së bashku po ndërtojmë një Lipjan më të shëndetshëm, më aktiv dhe më të drejtë për të gjithë.

Back to top button