Magazina

Ish- i dashuri i Encës gjen dashurinë, prezanton të dashurën e re

Pas ndarjes nga këngëtarja shqiptare Enca Haxhia, e cila u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe media rozë, duket se Khaidem Neblett e ka lënë pas atë kapitull të jetës së tij dhe ka hapur një të re.

Muaj pas përfundimit të lidhjes me këngëtaren, ai ka gjetur dashurinë dhe këtë herë ka vendosur ta bëjë publike.

Në një postim të fundit në Instagram, Neblett ndau një video ku shihet në një skenë tërësisht romantike me të dashurën e tij të re. Çifti shfaqen duke shkëmbyer një puthje të ëmbël në majë të një mali, me një peizazh spektakolar pas tyre që e bën momentin edhe më të veçantë.

Ky publikim konfirmon për herë të parë lidhjen e tij pas ndarjes me Encën, duke i dhënë fund spekulimeve të shumta rreth statusit të tij sentimental.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button