Krasniqi: Atë që e ka bërë Hashimi e Kadria gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandrit të Madh

Dardan Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së, në emisionin Kosova Live foli për gjykimin e ish-krerëve të luftës,
ku gjatë bisedës i njejti foli oër kontributin veçanërisht të ish presidentit Hashim Thaçi dhe të Kadri Veselit.
“Unë e kam thënë edhe në debate të tjera, edhe në biseda me njerëz nga mërgata që kanë qenë larg Kosovës, por me informacione të sakta, me krenari e them se atë që e ka bërë Hashimi e Kadria gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandrit të Madh ose legjendave të tjera”.
Tutje i njejti shtoj se këto po i flet si dëshmi të asaj çfarë ka parë e përjetuar prej afër si ish ushtar:
“Kjo është një e vërtetë që e kam përjetuar nga afër. Kam qenë pranë tyre, i kam parë me sytë e mi veprimet e tyre. Po flas për dy personalitete që në atë kohë kishin vetëm 30 vjet, qoftë qëndrimi, qoftë gjuha politike, qoftë diskursi kanë qenë mbresëlënëse. Përveç sakrificës së familjes Jashari, pikërisht këta dy persona dhe këto qëndrime ishin ndër faktorët që njerëzit iu bashkuan luftës”.