Lajme

Rid Berisha: Po përpiqen të deformojnë të vërtetën e luftës tonë – Kosova e UÇK-ja do të triumfojnë

Rid Berisha, është shprehur i shqetësuar për masovitetin e dezinformimit të të vërtetës së luftës në Kosovë, shkruan Gazeta Demos.

Kështu duke thënë se po goditet një prej akuzave më të pastra të historisë sonë.

”Po injorohet e vërteta që Amerika vetë e ka dëshmuar edhe sot përmes James Rubin, për rolin kyç të Thaçit dhe UÇK-së në paqen rajonale dhe shtetndërtimin e Kosovës”, shkruan ai.

Postimi i tij:

Historia nuk rishkruhet nga shpella e as nga kafenetë. As me shpifje, as me interesa të ulëta.

Një grup i vogël, për inate personale e përfitime politike, po përpiqen të deformojnë të vërtetën e luftës në Kosovë.

Si dëshmitar i asaj kohe, i tiranisë së Millosheviqit, i rezistencës së Rugovës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së, jam thellësisht i shqetësuar për masovitetin e dezinformimit.

Po goditet një prej kauzave më të pastra të historisë sonë, në esencë Liria.

Po sulmohen njerëz që i besuan SHBA-ve dhe Perëndimit, që morën vendime të dhimbshme për të shpëtuar popullin shqiptar.

Po injorohet e vërteta që Amerika vetë e ka dëshmuar edhe sot përmes James Rubin, për rolin kyç të Thaçit dhe UÇK-së në paqen rajonale dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Rusia ka tentuar të shtrembërojë narrativën që atëherë dhe vazhdon edhe sot. Por e vërteta nuk fshihet.

Kosova, UÇK-ja dhe protagonistët e lirisë besoj shumë se do të triumfojnë ndaj çdo fushate dezinformimi.

Back to top button