Lajme

Vasfije Krasniqi-Goodman: UÇK për mua ishin shpëtimtarët e jetës sime, ata më ofruan ndihmën e parë

Vasfije Krasniqi-Goodman, një ndër zërat më të fuqishëm në betejën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka ndarë një rrëfim prekës dhe thellësisht njerëzor për përjetimet e saj gjatë vitit 1999.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ajo ka rikujtuar një nga momentet më të errëta të jetës së saj, në një periudhë e mbushur me frikë, dhimbje dhe mungesë shprese.

“Pas asaj që kisha përjetuar me 14 prill të vitit 1999, për mua pak apo fare nuk kishte shpresë. E gjendur një një zonë tërësisht të rrethuar nga forcat serbe, nuk e besoja që do të shpëtoja e gjallë. Si viktimë, ndihesha e thyer dhe e pafuqishme”, tha ajo.

Postimi i plotë

Pas asaj që kisha përjetuar me 14 prill të vitit 1999, për mua pak apo fare nuk kishte shpresë. E gjendur një një zonë tërësishtë të rrethuar nga forcat serbe, nuk e besoja që do të shpëtoja e gjallë. Si viktimë, ndihesha e thyer dhe e pafuqishme. Në atë kohë të errët, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit, aty erdhën luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do ta harroj kurr atë moment!

Ata më ofruan ndihmën e parë, u kujdesën me aq sa kishin mundësi për jetën dhe shëndetin tim. Për mua, për ne, UÇK nuk ishte vetëm një forcë ushtarake, por ata ishin shpëtimtarë, mbrojtës të popullit të cilët e vunë vetën e tyre mburojë të trupave tanë, ata, dhanë jetën e tyre qe të vazhdonim ne jetën tonë.

Ato ditë kurr nuk i harroj! Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time si momente kur unë ndjeja mbrojtjen e jetës sime me jetën e tyrë.

Faleminderit përjetësisht, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!!!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button