Lajme

Musliu-Shoshi: James Rubin në Hagë po vulos para botës se lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas dëshmisë së James Rubin në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ajo e ka cilësuar dëshminë e tij si një vulosje para botës se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe themel i shtetit të Kosovës.

“James Rubin me dëshminë e tij në Hagë po vulos para botës se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe themel i shtetit të Kosovës. Kjo është historia jonë, gjaku i dëshmorëve tanë, e ardhmja e fëmijëve tanë!

Asnjë gjykatë nuk mund ta rrëzojë të vërtetën e lirisë sonë!”, ka shkruar deputetja e PDK-së në Facebook.

Back to top button