LajmeZgjedhjet 2025

Ilir Ferati e Armend Zemaj nisin ditën me të rinjtë në Banjë: Rinia është energjia dhe fryma e çdo ndryshimi

Kryetari aktual i Istogut, Ilir Ferati, ka thënë se bashkë me deputetin Armend Zemaj kanë nisur ditën me një kafe me disa të rinj në Banjë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ”Rinia është energjia dhe fryma e çdo ndryshimi, forca që na mban gjithmonë në lëvizje”.

Postimi i tij:

Bashkë me deputetin Armend Zemaj, mëngjesin e sotëm e nisëm me një kafe me disa të rinj në Banjë.

Rinia është energjia dhe fryma e çdo ndryshimi, forca që na mban gjithmonë në lëvizje.

Me ta, çdo bisedë kthehet në ide, çdo ide në vizion për të ardhmen.

Rrugëtimi ynë vazhdon!

I juaji,

Iliri

Back to top button