Lajme

James Rubin në dëshminë e tij përmend takime me Rugovën sa punonte për Biden: Kam vizituar Prishtinën 2-3 herë

Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, përgjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK’së, ka folur për angazhimin e tij në pjesën e Ballkanit përgjatë të 90’ave.

Rubin ka thënë se ka vizituar Bosnjën dhe Kroacinë dhe se para konflikteve ka zhvilluar takime edhe me akterë politikë nga Kosova. Nga ta, kishte takuar edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se ishte i vetëdijshëm që konflikti mund të zgjerohej edhe më tutje, andaj kishte vizituar Prishtinën 2-3 herë.

Pjesë nga dëshmia:

Misetiq: Më 8 shtator 2025, mbrojtja e Thaçit ka dërguar përmes emailit një përmbledhje të propozuar për këtë dëshmitar dhe tani ky dokument i është dorëzuar të gjithë palëve pjesëmarrëse. Në këtë kuadër z. Rubin, ka pasur takime të shumta me Hashim Thaçin dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së. Kjo lejoi z. Rubin që z. Thaçi ishte i shqetësuar që të mos kishte autoritetin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë pa miratimin e anës ushtarake. Gjatë negociatave që çuan në transformimin e UÇK, z. Rubin vërejti se roli i z. Thaçi ishte i kufizuar. Z. Thaçi i ka shprehur atij personalisht që prej fillimi që të siguronte një Kosovë demokratike, të lirë dhe ndëretnike. Z. Rubin ju thoni në deklaratën e dëshmitarit se ju keni punuar senatorin amerikan Joe Biden deri 1993-ën.

Rubin: Po.

Misetiq: A ke pasur mundësi të vizitoni një vendet e ish-Jugosllavisë?

Rubin: Po kam vizituar më 1991, 1992 dhe 1993 para luftës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë së pari dhe më pas kam vizituar Sarajevën dhe rrethinën e saj gjatë sulmeve. Kam qenë në disa qytete.

Misetiq: A keni pasur mundësi që të takoheshit me udhëheqës të Kosovës?

Rubin: Gjatë luftërave në atë kohë… Megjithatë ka qenë e vetëdijshme se konfliktet e tjera mund të shtriheshin më tej. Kam vizituar Prishtinën atë kohë 2-3 herë. Jam takuar së paku dy herë me Ibrahim Rugovën dhe me shqiptarë të tjerë të Kosovës.

Misetiq: Ju thoni që më 1993-1996 gjatë mandatit të parë të presidentit Clinton, ju keni shërbyer si këshilltar i lartë i znj. Albright. Ju thoni që juve e keni njohur njëri-tjetrin, ju dhe znj. Albright, për çështjen e Bosnjës para zgjedhjes së 1992.

Back to top button