LajmeZgjedhjet 2025
Banorët e Majacit në përkrahje të Shpejtim Bulliqit: Kjo mbështetje është motiv i fuqishëm

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mbrëmë është takuar me banorët e fshatit Majac.
Nga të njëjtit u mirëpritën ngrohtësisht, teksa shprehën vendosmërinë e tyre për të ofruar përkrahje të plotë, duke vlerësuar punën e Bulliqit dhe zotimet për të ardhmen.
“Kjo mbështetje e qartë është motivim shtesë për ne që të vazhdojmë fuqishëm rrugën tonë, me bindjen se vetëm së bashku mund ta ndërtojmë e zhvillojmë komunën tonë”, tha Bulliqi.

