Ilir Ferati zhvillon takim përgatitor për 12 tetor: Programi ynë është i qartë, punë e qeverisje e ndershme

Kryetari aktual i Istogut dhe njëherit kandidat për kryetar edhe për një mandat tjetër, Ilir Ferati, ka njoftuar se bashkë me kandidatët për asamble, kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e Kryesisë së Degës, kanë zhvilluar takim përgatitor për zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Ferati shkruan se programi i tyre për Istogun është i qartë.
“Programi ynë për Istogun është i qartë: zhvillim, punësim dhe qeverisje të ndershme e transparente. Çdo lagje, çdo fshat dhe çdo familje do të jenë pjesë e rrugëtimit tonë”, shkruan ai.
Postimi i tij:
Bashkë me kandidatët tanë për asamble, kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e Kryesisë së Degës, zhvilluam takimin përgatitor për zgjedhjet e 12 tetorit. Ky ishte një takim pune ku u diskutua për organizimin, mobilizimin dhe përcaktimin e përgjegjësive tona në terren.
Programi ynë për Istogun është i qartë: zhvillim, punësim dhe qeverisje të ndershme e transparente. Çdo lagje, çdo fshat dhe çdo familje do të jenë pjesë e rrugëtimit tonë.
LDK hyn në këtë garë, e bashkuar, me vizion të qartë dhe me besim të plotë se Istogu do të zgjedhë punën mbi fjalët dhe zhvillimin mbi propagandën.
Na priftë e mbara✌🏼
Rrugëtimi ynë vazhdon!
#LDK113
I juaji,
Iliri