LajmeNdërkombëtare

Pëson infarkt ambasadori ukrainas në Shqipëri

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, dyshohet se ka pësuar infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Sipas informacioneve, gjendja e tij është stabile, por për mjekim më të specializuar është dërguar në Tiranë, raportoi “Top Channel”.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka pasur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.
Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button