LajmeZgjedhjet 2025

Programi qeverisës i Tahirit për gratë: 400 euro për nënat që lindin fëmijët në Vushtrri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka prezantuar programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke vënë theksin te familja dhe fuqizimi i gruas si shtylla kryesore e zhvillimit të komunës.

Tahiri ka bërë të ditur se një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij do të jetë krijimi i Fondit Komunal për Gratë, përmes të cilit do të ofrohen mundësi më të mëdha për punësim, përkrahje për bizneset e vogla të grave, mentorim dhe rrjetëzim profesional. Po ashtu, programi parasheh subvencionimin e projekteve komunale për parandalimin e dhunës në familje, mbështetjen e nënave vetushqyese dhe ofrimin e 400 eurove për secilin fëmijë të lindur në Vushtrri.

Një tjetër masë konkrete e planit është subvencionimi i normës së interesit të kredisë për blerjen e banesës për familjet e reja.

Duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Tahiri ka theksuar se në Vushtrri jetojnë 9,583 gra mbi moshën 40 vjeçare, prej të cilave mbi 80 për qind janë të papuna. Sipas tij, kjo situatë tregon domosdoshmërinë e një programi të posaçëm që synon përfshirjen dhe fuqizimin e grave në tregun e punës.

“Vushtrria që Ju e doni bëhet kur të gjitha gratë kanë përkrahje nga Komuna për punësim dhe kur ne bëhemi bashkë për të luftuar dhunën në familje,” u shpreh Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button