
Përgjatë ditës së diel është mbajtur një protestë për të shprehur pakënaqësitë lidhur me procesin e padrejtë gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK’së nga Gjykata Speciale.
Në protestë u spikat edhe një moment i veçantë, ku një qytetar vendosi flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një lis.
Qytetarët në adresë të Gazetës Insajderi kanë bërë të ditur se personi që vendosi këtë flamur është Alban Maloku, me vendbanim në Zvicër.
Ata kanë dërguar edhe video në adresë të Insajderit, ku dëgjohen me shaka duke e cilësuar atë si “Ismail Qemajlin e dytë”.