LajmeZgjedhjet 2025
Ilir Ferati: Fitorja nuk është thjesht synim, është e pashmangshme

Ilir Ferati ka publikuar videon e fushatës së zgjedhjeve të 12 tetorit, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një hkrimi në Facebook, Ferati shkruan se kur energjia dhe vullneti i këtij ekipi bashkohen, çdo hap bëhet më lehtë e çdo sfidë më kuptimplotë.
Ai ka kërkuar bashkëpunim e përkrahje për ta çuar përpara Istogun.
Flet me përgjegjësi, e falënderon të gjithë për mbështetje.
Postimi i tij:
Kur energjia dhe vullneti i këtij ekipi bashkohen, çdo hap bëhet më lehtë e çdo sfidë më kuptimplotë. Me një mbështetje kaq të madhe, fitorja nuk është thjesht synim, është e pashmangshme.
Faleminderit të gjithëve për këtë forcë e besim të jashtëzakonshëm!
Rrugëtimi ynë vazhdon!
I juaji,
Iliri