Lajme
Gjykimi në Hagë, Kelmendi: Populli po e vëzhgon, nuk lejon të nëpërkëmbet

Në Hagë veçse ka nisur protesta kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës.
Mijëra pjesëmarrës nga krejt trevat shqiptare, por edhe Evropa e më tej, kanë udhëtuar drejt Hagës në mbështetje të kësaj proteste për të kërkuar drejtësi dhe liri.
Atje po merr pjesë edhe gazetari Adriatik Kelmendi i cili ka thënë se populli i Kosovës po e vëzhgon procesin dhe nuk do të lejojë që i njëjti të nëpërkëmbet.
“Personalitetet që janë paralajmëruar se do të vijnë për të dëshmuar në këtë proces, janë ata që e dijnë më së miri se cila ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, cili ka qenë veprimi i saj, madje cila ka qenë organizimi i tyre”, deklaroi Kelmendi për gazetaren e Klan Kosovës, Rina Mujku e cila po e përcjell protestën atje.