Lajme

Paga mesatare 650 euro, qiraja 300 – Besa Shahini e nis fushatën me sfidat financiare në Prishtinë

Kandidatja e PSD-së për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, e ka nisur fushatën zgjedhore duke u përballur me sfidat financiare të jetës në kryeqytet.

Ajo ka thënë se gjatë këtij muaji do t’i dokumentojë shpenzimet të cilat mund t’i mbulojë me pagën mesatare në Prishtinë, 650 euro.

”Mirë se vjen në banesën time me qira. Ky aktivitet elektoral kushton 650 euro sa është edhe paga mesatare e qytetarëve të Prishtinës”.

”Vetëm sot i harxhum 350 euro me këtë banesë me qira. Na kanë ngel edhe 300 për shpenzimet e tjera të përditshme të cilat në ditët dhe në javët në vijim do t’i shoenzojmë për të dokumentuar se sa e përballueshme financiarisht është jeta në Prishtinë”, tha Shahini.

VIDEO

Back to top button