Lajme

Nis të mbushet me qytetarë vendi ku do të mbahet protesta në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën në Hagë kundër Gjykatës Speciale.

Protesta e cila pritet të fillojë nga ora 14:00 ka bërë bashkë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës.

Pak para protestës, disa prej tyre u mblodhën edhe te Gjykata Speciale me thirrjet për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Kjo protestë po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button