Lajme

Aksident mes tri veturave në autostradën “Arbër Xhaferi”, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë një person është lënduar.

“Pak para orës 20:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Babush-Bibaj.

Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka bërë vend-shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button