LajmeZgjedhjet 2025

Ushton sheshi “Adem Jashari” nga mbështetësit e Shukri Bujës, qindra qytetarë ia konfirmojnë përkrahjen e palëkundur

Thirrjet “UÇK, UÇK”, e “Hashim Thaçi, Hashim Thaçi” sonte në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, e emocionuan pafund, duke ia rikujtuar gjenezën e tij, gjithmonë pjesëmarrës e kontributdhënës në lirinë e Kosovës, Shukri Bujën.

Qindra qytetarë u mblodhën për t’ia konfirmuar mbështetjen e tyre të palëkundur për liderin të cilin e presin në krye të qevrisjes komunale, për më të mirën e kësaj komune.

Votuesit e Shukri Bujës u panë plot entuziazëm, teksa në sfond shfaqej planprogrami i tij.

Puna e premtuar pothuajse në çdo hapësirë të Lipjanit, e ka bërë edhe më të fuqishme dëshirën e lipjanasve për qeverisjen e Bujës, andaj shfrytëzuan çdo minutë të këtj takimi duke ia shprehur mbështetjen me thirrjet e pafundme përkrahëse.

“Lipjani foli:

Fillimi madhështor në Lipjan!

Programi ynë, ekipi ynë dhe përkrahja nga qendra u bashkuan sonte në një atmosferë elektrizuese!

Fitorja është e jona!”, tha ndër tjera, Buja.

Pamje live nga tubimi madhështor:

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button