LajmeZgjedhjet 2025

Abdixhiku: Qytetarët tek ne gjejnë njerëzit që bëjnë shtetin, jo që e shkatërrojnë atë

“Ne krijojmë. Jo duke rrënuar shtetin, por duke e bërë atë. Jo duke e përulur tjetrin, por duke e afruar atë. Jo duke e zaptuar komunën, por duke e dashur atë”, deklaroi i pari i LDK-së Lumir Abdixhiku në hapjen e fushatës për zgjedhje lokale.

Siipas tij, kjo është arsyeja pse qytetarët e Kosovës, pas çdo stuhie, kthehen prapë tek LDK, sepse vetëm tek LDK gjejnë strehën e sigurt, strehën e arsyes, strehën e shtetit.

“Tek ne gjejnë njerëzit që bëjnë shtetin, jo që e shkatërrojnë atë. Tek ne gjejnë njerëzit që e duan Kushtetutën, jo që e shkelin atë. Tek ne gjejnë njerëz që bëjnë aleanca jashtë, jo që i mbyllin dyert me ta. Tek ne gjejnë njerëz që e duan Kosovën më shumë se sa veten, sepse një Kosovë kemi, këtë shtet kemi, këtë vend kemi”, tha Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button