Ali Berisha nis fushatën me aksion simbolik: Pa gjakun e derdhur në Pejë nuk do të kishim fushatë as zgjedhje

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka njoftuar se fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale e filluan me një aksion simbolik, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha shkruna se nderimi ndaj dëshmorëve është nderim ndaj vlerave dhe sakrificës sonë për liri.
“Sot, me një aktivitet simbolik së bashku me kandidatët për Asamble, filluam fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale.
Nderimi ndaj dëshmorëve është nderim ndaj vlerave dhe sakrificës sonë për liri. Pa kontributin e shumë gjeneratave, pa gjakun e derdhur për liri në Pejë, nuk do të kishim fushatë, nuk do të kishim zgjedhje, nuk do të kishim demokraci.
Peja kërkon ndryshim.
Ne angazhohemi për ndryshim.
Për më shumë dritë për Pejën.
Për Pejën tonë.
E ardhmja e Pejës jemi ne.
Të gjithë së bashku të bëhemi kontribues të ndryshimit.
Urime e suksese!”, shkroi ai.