Lajme

“Do të paguajmë faturën”, Peci flet për perceptimin që kanë ndërkombëtarët ndaj Kosovës

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21 ka folur për perceptimin që kanë ndërkombëtarët ndaj Kosovës.

Ai theksoi se po krijohet një imazh i zbatimit selektiv të ligjit, që po ndikon negativisht në politikën e jashtme dhe do të sjellë pasoja serioze për vendin në të ardhmen.

“Po ndërtohet pershtypja e zbatimit selektiv të ligjit, në një formë zbatohen rregullat për shqiptarët dhe në një tjetër për serbët. Këto janë gabimet më të mëdha që Kosova i ka bërë në politikën e jashtme që nga themelimi si shtet. Ne do të paguajmë faturën për këtë punë, mos të rrejmë. Ka me ardhë një moment që nuk është larg kur do të na thonë se as Asociacioni që kemi propozuar nuk kryen punë sepse keni kapacitete të dobëta,” tha Peci

Back to top button