Përparim Rama në përurimin e restaurimit të bunkerëve në “Ulpianë”: Nga hija e së shkuarës në hapësira shprese

Sot në lagjen “Ulpiana” është bërë restaurimi i bunkerëve që gjenden afër parkut në këtë lagje.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se riaktualizimi i këtyre bunkerëve, është transformim për të mirën e fëmijëve.
Rama tha se dikur, këta bunkerë kanë simbolizuar frikë. Sot, sipas tij, ata janë hapësirë e shpresës.
“Restaurimi dhe riaktualizimi i bunkerave në lagjen “Ulpiana” e që ndoshta dikur kanë qenë bunkerë që e kanë përkujtuar atë kohën e vjetër, vetëm ndërlidhja me këto hapësira ka qenë frika e jo kënaqësia. Tash po i transformojmë për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e komunitetit të artit e kulturës, për të mirën e të ardhmes tonë. Si rezultat po e fusim Prishtinën si platformë e fuqishme e artit dhe kulturës”, tha Rama.
“Prishtina, përtej improvizimeve!”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.