Lajme
Qalaj: Jam shumë i pakënaqur nga situata e përgjithshme e Kuvendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ishte i ftuar i sotëm np “Politiko” me Kushtrim Sadikun, i cili i komentoi ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.
Qalaj tha se ishte i pakënaqur nga këto situata, edhe i qytetar i Republikës së Kosovës, por edhe si deputet nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Jam shumë i pakënaqur si qytetar i Kosovës fillimisht, e pastaj edhe si deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, me situatën që e kemi në Kuvend, situatën e përgjithshme, ku kjo bllokadë po vazhdon nga muaji prill deri më sot. Kemi pasur shumë seanca konstituitive, tentativa për t’a zgjedhur kryesinë e Kuvendit dhe kjo punë ka dështuar deri më sot”, shtoi Qalaj tutje.