LajmeZgjedhjet 2025

Ervin Shabani: Barazia në punësim është çelësi për zhvillim, do të jem kryetar i të gjithëve

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, Ervin Shabani, ka shprehur angazhimin e tij të palëkundur për garantimin e barazisë në punësim, duke theksuar se përkushtimi i tij do të jetë mbi ndarjet politike, gjinore apo moshore.

“Nuk ka rëndësi libreza partiake, gjinia, mosha apo përkatësia, çdo qytetar meriton mundësi të barabarta për të ndërtuar karrierën dhe jetën e vet,” ka deklaruar Shabani.

I plotë:

Pavarësisht librezës partiake, gjinisë, moshës apo përkatësisë, barazia në punësim është garanci për zhvillim.

Çdo qytetar meriton mundësi të barabarta për të ndërtuar karrierën dhe jetën e vet.

Vetëm kështu ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe institucione kredibile.

Unë do të jem garant që në çdo pozitë publike të emërohen profesionistët.

Do të jem Kryetar i të gjithëve, pa asnjë përjashtim!

#ErvinShabaniPDK191

Artikuj të ngjashëm

Back to top button