Lajme
Begaj takohet me Kamberin: Kurrë s’do të heq dorë nga përpjekjet për unifikimin e faktorit politik shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua sot me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.
Begaj shkroi në Facebook se me Kamberin diskutuan “problematikat e shqiptarëve të Luginës”.
“Kurrë nuk do të heq dorë nga përpjekjet e mia për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe lobimin në të gjitha nivelet në mbrojtje të të drejtave dhe identitetit të tyre”, shkroi presidenti shqiptar.