“Dritë për Komunat”, AAK hapë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale më 13 shtator

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, më 13 shtator 2025, duke filluar nga ora 13:00, në Hotel Venus, Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditiru kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili gjithashtu tregoi se slogani i tyre në këto zgjedhje.
“Slogani ynë është “Dritë për Komunat”, kjo vjen për faktin se qeverisja e AAK-së në komuna ka dëshmuar rezultate konkrete, duke ofruar modele të sukseshme të udhëheqjes dhe zhvillimit lokal. Kryetarët tanë dhe ekipet qeverisëse kanë arritur suksese të prekshme, duke u renditur lart në tabelat e performancës komunale”, tha ai.
Haradinaj tha se gjatë viteve të qeverisjes, AAK ka sjellë një frymë të re në administratë dhe ka ndryshuar pamjen e qyteteve tona.
“Aleanca jonë me qytetarët është e qëndrueshme dhe e ndërtuar mbi besim të ndërsjellë.
Ftojmë të gjithë qytetarët, simpatizantët dhe përkrahësit tanë të na bashkohen në këtë ngjarje të rëndësishme, për të filluar së bashku rrugëtimin drejt një modeli zhvillimi të barabartë për të gjitha komunat”, shtoi ai.