LajmeZgjedhjet 2025

Njofton Përparim Rama: Rikthehet funksionaliteti i “Prishtina Parking”, hapësira publike u shërben të gjithëve barabartë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se prej nesër, rikthehet në funksion “Prishtina Parking”.

Si rezultat, tash, pas vendimit të Gjykatës Supreme, do të ketë gjoba e masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për Rregullimin e Parkingjeve në Kryeqytet. Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Rama.

“Prishtina, qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë”, përfundon postimi në rrjetin social Facebook.

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button