Lajme

Përditësohen të dhënat: Kaq janë pritjet në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra nga 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

Pritjet të shkurtra raportohen edhe në dalje, ku pritjet më të gjata raportohen deri 10 minuta te Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:25 të mëngjesit.

Back to top button