Ish-kryetari i Kamenicës i bashkohet Qëndron Kastratit: Jemi bashkë drejt fitorës së sigurt

Ish-kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani ka vendosur t’i bashkohet Qëndron Kastratit dhe PSD-së në garën për zgjedhjet lokale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sinani, i cili tha se kjo marrëveshje u dakordua pas takimeve të shumta.
Teksa, i njëjti premtoi në punë në objektivat e tyre.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetar të Komunës së Kamenicës!
I nderuari votues!
Të nderuar miq e mbështetës!
Pas disa takimeve të njëpasnjëshme dhe diskutimeve për tema të ndryshme me kandidatin për Kryetar të Komunës së Kamenicës z.Qëndron Kastrati, jemi dakorduar dhe tanimë kemi një ujdi apo marveshje që të jemi bashkë drejtë fitores së sigurtë dhe bindëse në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025.
Angazhohemi dhe do të punojmë në realizimin e kërkesave të qytetarëve dhe përmbushjen objektivave programore në të mirë të qytetarëve të komunës sonë.
Sfida kryesore për mua dhe qytetarëve të komunës e më gjërë, sot është që ta kuptojmë drejt obligimin tonë jetik, përgjegjësinë morale për funksionimini stabil të institucioneve lokale dhe shtetrore, punojmë që të jemi të zot e të kujdesëshëm ndaj votës sepse një ditë do të na bëhet vonë.
Na priftë e mbara z.QENDRON KASTRATI!”, tha ai.