LajmeZgjedhjet 2025

Buja merr përgjigje masive mbështetëse në Lipjan, Musliu e Jashari i bashkohen në takimin e sotëm në Lipjan

Deputetët e PDK-së, Ganimete Musliut dhe Sala Jashari sonte i janë bashkuar Shukri Bujës e Egzona Gashit në takimet me gratë e Lipjanit.

Kandidati i PDK-së pëe kryetar të Lipjani tha se është jashtëzakonisht i kënaqur me përgjigjen masive të qytetarëve të Lipjanit ndaj thirrjes për ndryshim.

“Takimi i sontëm, së bashku me deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Sala Jashari, me mbështetësit e kandidates sonë për Kuvend Komunal, Egzona Gashi, e dëshmoi këtë më së miri.

Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve janë dëshmia më e fortë se ajo që e themi çdo ditë po bëhet realitet: Fitorja në Lipjan është e jona!”, shtoi ai.

Back to top button