Lajme

Aksident i rëndë trafiku në Sllatinë, një kamion rrokulliset e aksidentohet me disa vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë–Pejë, në afërsi të Sllatinës.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, shihet një kamion i rrokullisur në mes të rrugës, ndërsa disa automjete të tjera kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Për momentin, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.

Gazeta Demos ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve dhe pasojave të këtij aksidenti.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button