Lajme

Rritet dukshëm numri i vizitorëve në Kosovë

Në korrik të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 77 mijë e 481, prej tyre 34.40 për qind ishin vendorë kurse 65.6 për qind ishin të jashtëm.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin korrik të vitit 2024 (sa ishin 57 mijë e 447 vizitorë) ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 34.9 për qind.

“Numri i net-qëndrimeve ishte 168 mijë e 202, prej tyre 36.2 për qind nga vendorët dhe 63.7 për qind nga të huajt”, thuhet në komunikatën e ASK-së gjatë publikimit të Statistikave të Hotelerisë për muajin korrik 2025.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button