Ndërkombëtare
Pesë të vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm me armë zjarri në një autobus në Jerusalem

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem.
Janë identifikuar viktimat një burrë dhe një grua në të 50-at, dhe tre burra në të 30-at.
Televizioni izraelit “Channel 12” raporton se sulmuesit hipën në një autobus dhe hapën zjarr, përpara se një ushtar t’i qëllonte ata.
Policia izraelite thotë se sulmi ndodhi në kryqëzimin Ramot – i cili ndodhet në periferi veriperëndimore të qytetit. Sipas tyre, “dy terroristë janë neutralizuar”.