Lajme

Buja: Unë besoj në fuqinë e rinisë, do të hapim dyer të reja të arsimit e trajnimeve profesionale

Kandidati i PDKsë për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, e ka nisur ditën në Scantech Academy, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Buja ka thënë se është krenar për zhvillimin e sektorit privat atje.

“Ditën e nisa në Scantech Academy: aty ku rinia e Lipjanit mëson profesionet e së ardhmes. Krenar me zhvillimin e sektorit privat në Lipjan, si dhe me bizneset e reja që po e çojnë përpara ekonominë e Lipjanit!”

Tutje ai është zotuar se do të mbulojnë koston e trajnimeve profesionale për të gjitha profesionet që nuk i ofron shkolla por i kërkon tregu i punës.

“Në mandatin e ardhshëm, do të mbulojmë koston e trajnimeve profesionale për të gjitha ato profesione që shkolla nuk i ofron, por që tregu i punës i kërkon. Lipjanin do ta bëjmë qendër të arsimit profesional! Çdo i ri do të ketë qasje falas në trajnim dhe përgatitje konkrete për tregun e punës. Unë besoj në fuqinë e rinisë dhe për ta do të hapim dyer të reja të arsimit, punësimit e zhvillimit. Sepse vetëm me rininë e përgatitur, Lipjani ecën përpara!”

Postimi i plotë i tij:

Artikuj të ngjashëm

Back to top button