Lajme

Tahiri: Osmani e ka mbyllur gojën, popullit i takon ta marrë në dorë fatin e Kosovës përballë shkelësve të Kushtetutës

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar masën e përkohshme të Kushtetueses për Kuvendin.

Ajo e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtjen ndaj këtij rasti.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se e para e vendit duhet të reagojë.

“Gjykata kushtetuese prapë foli, prapë bllokoi Kuvendin – presidentja ka mbyllur gojën – kur do të flasë populli – populli është sovrani i takon ta marrë në dorë fatin e Kosovës përballë shkelësve të Kushtetutës”, ka shkruar Tahiri.

Back to top button