LajmeZgjedhjet 2025

Xhafer Tahiri: Këtë qytet nuk e shëron e kaluara me inat, por e ardhmja me besim e dashni!

Ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet e 12 Tetorit, duke synuar rikthimin në krye të komunës. 

Në një video të publikuar nga vetë ai, Tahiri u shpreh se ka pasur nderin ta udhëheqë Vushtrrinë në një periudhë të rëndësishme të zhvillimit të saj.

“Kisha nderin ta udhëheq Vushtrrinë në kohën kur ajo filloi të ringjallet me ndërtimet e reja dhe projektet e zhvillimit”, tha ai.

Ai theksoi se kandidimi i tij nuk ka të bëjë me hakmarrje, por me synimin për të sjellë shpresë dhe besim në të ardhmen.

”Kthimi jonë nuk do të jetë për hakmarrje, por për shpresë, sepse këtë qytet nuk e shëron e kaluara me inat, por e ardhmja me besim dhe dashuri. Ashtu sikur dielli që gjithmonë kthehet për të sjellë dritën, edhe Vushtrria do të ngrihet mbi çdo errësirë, dhe me ndihmën e Zotit, kjo ditë do të vijë,” tha Tahiri ndër të tjera në fjalimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button