LajmeNdërkombëtare
Zelensky thotë se mijëra trupa të huaja po diskutohen si pjesë e garancive të sigurisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendosja e trupave të huaja po diskutohet si pjesë e garancive të sigurisë pas luftës për Ukrainën.
“Është e rëndësishme që po diskutojmë të gjitha këto. Po, patjetër që do të jenë mijëra, jo vetëm disa. Dhe ky është një fakt”, tha ai në qytetin perëndimor ukrainas të Uzhhorod.
Më herët të premten, presidenti rus Vladimir Putin tha se trupat e huaja të stacionuara në Ukrainë do të ishin objektiva legjitime për forcat ruse.