Lajme

Ismajli viziton Karadakun: Banorët e këtyre fshatrave e duan zhvillimin, investimin në infrastrukturë, përmirësimin e kushteve të jetesës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka njoftuar për vizitat e zhvilluara në Karadak, siç e quan ai “Karadaku i heronjëve tanë të cilët e kanë nderuar historinë e lavdishme të kombit shqiptarë”, shkruan GazetaDemos.

Ai tregoi për vizitat nëpër kryesitë e nëndegëve në Zhegër, Shurdhan, Haxhaj, Demiraj dhe Nasal, ku u takua me miqtë e tij, duke thënë se ashkëbisedimi me ta na dha energji dhe forcë të re për të vazhduar misionin.

“Banorët e këtyre fshatrave e duan zhvillimin, investimin në infrastrukturë, përmirësimin e kushteve të jetesës, ndihmesën në Bujqësi e Blegtori si dhe mbështetjen e rinisë që është pasuria më e madhe e këtyre trevave”, tha Ismajli.

Postimi i plotë:

Vizitat në Karadakun e heronjëve tanë të cilët e kanë nderuar historinë e lavdishme të kombit shqiptarë, janë vlera më sublime dhe frymëzim për angazhim e mobilizim për zhvillimin e qytetit tonë.

Zhvilluam vizita nëpër kryesitë Nëndegëve Zhegër, Shurdhan, Haxhaj, Demiraj dhe Nasal, ku pata mundësinë të takohem me miqtë tanë të jashtëzakonshëm të cilët kanë demostruar gjithmonë mikpritje, punë të ndershme dhe traditë të pasur atdhetare.

Bashkëbisedimi me ta na dha energji dhe forcë të re për të vazhduar misionin tonë, sepse shqetësimet dhe kërkesat e banorëve janë busulla më e saktë e punës sonë.

Banorët e këtyre fshatrave e duan zhvillimin, investimin në infrastrukturë, përmirësimin e kushteve të jetesës, ndihmesën në Bujqësi e Blegtori si dhe mbështetjen e rinisë që është pasuria më e madhe e këtyre trevave.

Falënderim i ngrohtë për të gjitha kryesitë e këtyre zonave për vlerësimin dhe angazhimin e tyre të veçantë deri në datën e rikthimit të besimit të tyre në institucionet lokale.

🙏🏼Ky besim është përgjegjësi e madhe dhe zotim i qartë se bashkë do të ndërtojmë një Gjilan me më shumë mundësi dhe dinjitet për secilën pjesë të njësisë territoriale të Komunës së Gjilanit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button