Magazina

‘Jam gjallë’, pas depresionit lajmërohet Armonda

Armonda i është rikthyer Instagramit pas një periudhe të gjatë mungese, duke surprizuar ndjekësit me postime të reja nga pushimet krah partnerit të saj, Flamurit.

Në fillim të gushtit, ajo kishte bërë një njoftim të ndjerë ku tregonte se po përballej me probleme të shumta emocionale dhe shëndetësore, duke zgjedhur të tërhiqej nga rrjetet sociale për të gjetur qetësinë e saj.

Armonda rrëfente se po përjetonte ankth, panik dhe lodhje të thellë, duke e bërë të vështirë përditshmërinë e saj dhe duke e detyruar të vendoste shëndetin në plan të parë.

Pas atij njoftimi të ndjerë, ajo ishte larguar nga vëmendja publike, duke ruajtur privatësinë me Flamurin. Por tashmë, me një gjest të thjeshtë dhe një fjali të shkurtër, Armonda ka zgjedhur të rikthehet, duke ndarë me ndjekësit një foto të re nga pushimet me Flamurin dhe duke shkruar: “Jam gjallë”

Ky rikthim i saj me ndryshime edhe në pamje, ka ngjallur reagime dhe përkrahje nga fansat, të cilët duket se e kanë pritur me mall praninë e saj online. 

Back to top button