BallinaLajme

Prokuroria Speciale njofton për dorëzimin e aktakuzës për dëbimin e popullsisë civile nga Kosova gjatë luftës së fund

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka dorëruzar aktakuzë në Gjykatën Themelore, ndaj 21 personave për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Kosovës, gjatë luftës së fundit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha para gazetarëve se është bërë punë e madhe dhe janë siguruar shumë prova për këtë akuzë.

Aktakuzë që kemi dorëzuar në gjykatë, që besojmë se përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe përgjegjësisë për vuajtjet që janë shkaktuar gjatë luftës në Kosovë.

Është bërë një punë e madhe dhe e përkushtuar, për të siguruar që aktakuza të ketë prova, përtej çdo dyshimi të bazuar mirë, pavarësisht që ajo është ngritur në mungesë”, tha kryeprokurori Isufaj.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button