Lajme

Gruda me një pyetje e zë ngushtë Qorrollin, zyrtari i VV-së nuk e di nëse Kurti është deputet

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, e ka zënë ngushtë zëvendësministrin e drejtësisë, Vigan Qorrollin.

Derisa ishin pjesë e debatit në “RTK Prime”, Gurda e ka pyetur Qorrollin, nëse Albin Kurti është sot deputet.

Ndonëse kjo pyetje i është bërë disa herë, zyrtari i VV-së ka hezituar të përgjigjet.

“A është Albin Kurti deputet? A është deputet, a jo?”, ka pyetur fillimisht Gruda.

Kurse, përgjigja e Qorrollit ka qenë qesharake.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës i certifikuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit është i pakonstituuar dhe kaq”, ka thënë Qorrolli.

Duke parë se zyrtari i VV-së po i ikte pyetjes, Gruda ka insistuar sërish.

“A është deputet sot z. Kurti, apo nuk është”, ka përsëritur pyetjen Gruda.

“Kuvendi është i pakonstituua”, është përgjigjur ai.

Më pas Gruda ka tregua se pse nuk përgjigjet Qorrolli.

“Pse nuk përgjigjeni? Sepse e di që nuk të bëjnë mirë”, ka thënë Gruda.

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button