Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shqipëria me pagën më të ulët minimale në Europë në qershor

    03/09/2025 10:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.

    Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Paga më e lartë minimale në rajon është në Mal të Zi, me 670 euro në muaj. Në krahasim me katër vjet më parë, ky nivel është dyfishuar.

    Pas Malit të Zi, renditet Serbia, me një pagë minimale prej 618 euro në muaj, me rritje gati 70% në krahasim me 6-mujorin e parë të 2021-it.

    Për herë të parë pas disa vitesh, Eurostat ka përditësuar të dhënat për Maqedoninë e Veriut, duke raportuar një nivel prej 584 euro/muaj. Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme. Të dhëna të tjera bëjnë të ditur se paga minimale në Kosovë nga 1 tetori u bë 350 euro. Në Bosnjë, në të dy federatat varion nga 511-660 euro/muaj.

    Të tre shtetet, Mali i Zi, Serbia, i paguajnë minimalisht punonjësit e tyre me rreth 620 euro në muaj. Në Shqipëri paga minimale është rreth 34% më e ulët sesa mesatarja e këtyre tre shteteve.

    Në Shqipëri paga minimale nuk ka ndryshuar që nga 6 mujori i parë 2023, pasi ishte rritur disa herë në 2022-n, për të arritur në 40 mijë lekë, sa është edhe sot.

    Në tabelën e Eurostat, paga minimale në Shqipëri është rritur fiktivisht nga 376 euro në 6-mujorin e parë 2023 në 408 euro sot për shkak të zhvlerësimit të euros, kur realisht fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve që janë më të shtrenjta në rajon dhe për ushqimet më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

    Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit kanë vijuar të rrisin me shpejtësi pagat minimale edhe pas vitit 2023, ku ndryshimi më i fortë ishte në Serbi, me 34% më shumë se 6 mujori i parë 2023, Mali i Zi i ka rritur me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 20%.

    Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat, janë  22 shtete që kanë paga minimale. Niveli më i lartë është në Luksemburg, me 2700 euro/muaj. Gjermania, një destinacion i preferuar për shqiptarët për të punuar, renditet e katërta, ku paga më e ulët mujore bruto është 2161 euro. Paga më e ulët minimale në BE është në Bullgari me 551 euro në muaj. Në Turqi niveli është 558 euro.

    Artikuj të ngjashëm

    “Pati shpërthime”, flasin dëshmitarët që panë aksidentin tragjik në Luksemburg

    Ngarkohen për kanosje ndaj Kurtit, Klinaku dhe Selmani nuk e pranojnë fajësinë

    Shpëtohet nga Policia një 21-vjeçare në Ferizaj, tentoi të hidhet nga ballkoni i katit të katërt

    Të Fundit

    “Pati shpërthime”, flasin dëshmitarët që panë aksidentin tragjik në Luksemburg

    Shqipëria me pagën më të ulët minimale në Europë në qershor

    Ngarkohen për kanosje ndaj Kurtit, Klinaku dhe Selmani nuk e pranojnë fajësinë

    Shpëtohet nga Policia një 21-vjeçare në Ferizaj, tentoi të hidhet nga ballkoni i katit të katërt

    Albin Kurti mbërrin në seancën gjyqësore në cilësinë e të dëmtuarit, pas kanosjes nga Faton Klinaku e Nuredin Selmani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.