Është anuluar seanca gjyqësore e cila pritej të mbahej sot me fillim nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Siç merr vesh GazetaDemos, anulimi i seancës erdhi pas mungesës së të akuzuarve në këtë seancë.
Të lartëcekurit akuzohen se në shkurt të vitit 2016 kanë futur bombola me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës – duke kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.