Një deponi është përfshirë nga zjarri në fshatin Shkabaj të Prishtinës.
Malë Gashi, komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë se flakët kanë shpërthyer në një deponi ilegale të mbeturinave dhe gomave të vjetra.
I njëjti tha se zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në deponinë që është në vendin që njihet rruga e “Panairit”.