Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu në konferencën për media pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se po të ishte aty Lista Serbe, s’do të mungonin as PDK e LDK.
“Dolëm nga takimi për faktin se s’kishte kuorum. Në këtë takim s’ishin dy nënkryetarët, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Ata nuk ishin të pranishëm, dhe unë jam e bindur që po të ishte Lista Serbe, ata do të ishin këtu, por që pa Listën Serbe ata nuk ishin të pranishëm”, tha Haxhiu.
Ajo tha se situata aktuale nuk është më idealja, por do të ishte e tillë nëse Nenad Rashiq do të kishte marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar.