Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjashtë oficerë të FSK-së diplomojnë me sukses në Akademinë Ushtarake të Turqisë

    31/08/2025 13:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të shtunën (30 gusht) në Akademinë Ushtarake të Turqisë, u diplomuan me sukses gjashtë oficerë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Adrian Ukiqi, Fatlind Neziri, Getoar Berisha, Hamdi Hasani, Shefit Tahiri dhe Dardane Mehmeti.

    Oficerët e rinj të FSK-së përfunduan me sukses një program pesëvjeçar studimesh, i cili përshiu një kombinim të formimit ushtarak dhe akademik civil.

    Në kuadër të këtij programi, ata kanë kryer ushtrime intensive në terren, kanë përvetësuar njohuri të avancuara ushtarake dhe kanë zhvilluar aftësi në lidership, strategji dhe menaxhim.

    “Përveç studimeve teorike dhe akademike, kadetët kanë kryer me sukses ushtrime të avancuara në terren në kampin ushtarak të Izmirit, ku janë trajnuar në taktika, operacione luftarake dhe menaxhimin e situatave reale”, bën të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Një pjesë e rëndësishme e formimit të tyre ka qenë edhe përfundimi me sukses i Kursit të Komandos në Isparta “Dağ Komando Okulu”, një nga shkollat më prestigjioze dhe sfiduese për trajnim të forcave elitare.

    Gjatë këtyre pesë viteve, oficerët e rinj kanë fituar njohuri të thelluara në fusha ushtarake dhe akademike, duke u përgatitur të marrin rol aktiv në misionet dhe përgjegjësitë që i presin në kuadër të FSK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Komisioneri i OSBE’së për pakicat që vizitoi Kosovën ka qëndruar edhe në Veri: Të ketë konsultime efektive me komunitetet jo shumicë

    Halil Matoshi: Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese dhe pa Kuvend të konstituuar

    Operacioni i SHKSHMK-së në Bjeshkët e Nemuna, gjenden dy turistët e humbur

    Të Fundit

    Komisioneri i OSBE’së për pakicat që vizitoi Kosovën ka qëndruar edhe në Veri: Të ketë konsultime efektive me komunitetet jo shumicë

    Halil Matoshi: Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese dhe pa Kuvend të konstituuar

    Operacioni i SHKSHMK-së në Bjeshkët e Nemuna, gjenden dy turistët e humbur

    ​Kosova kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat në BE

    Mehmeti i ashpër: Me vite të tëra është punuar kundër UÇK-së në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.