Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ende nuk e ka uruar publikisht bashkëpartiakun Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit. As në Facebook, e as “x”, Kurti ende nuk ka ndonjë postim rreth zgjedhjes së Bashës.
Për dallim prej tij, Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me një deklaratë dje, ku i ka uruar suksese në detyrën e re.
“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.
Basha u zgjodh Kryeparlamentar me votat e PDK’së. Pro tij votuan 73 deputetë, 30 kundër dhe 8 abstenuan.
Kurti edhe gjatë seancës mezi duartrokiti për zgjedhjen e Bashës.