Oferta prej 70 milionë eurosh e Tottenham për mesfushorin argjentinas Nico Paz të Como është refuzuar, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.
20-vjeçari, aktualisht po luan te Como, ka shprehur dëshirën për të qëndruar në klubin italian edhe për sezonin e ardhshëm, me synimin për t’u rikthyer më vonë te Real Madrid.
Klubi spanjoll ka një klauzolë riblerjeje prej 10 milionë eurosh, e cila hyn në fuqi në vitin 2026, dhe planifikon të kompensojë Comon për të ruajtur kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit.
Megjithëse Tottenham ofroi një shumë të konsiderueshme, prej 70 milionë euro.
Sezoni i fundit i Paz te Como ka qenë i shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Cesc Fabregas, me 6 gola dhe 9 asiste, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, përfshirë Tottenham.
Sot mesfushori shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, në fitoren 2-0 të Comos ndaj Lazios.
Për momentin, Paz mbetet i vendosur të qëndrojë te Como, ndërsa Real Madrid planifikon hapat strategjikë të ardhshëm të karrierës së tij